Një sherr i dhunshëm ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, konkretisht në lagjen 'Pavarësia', në zonën e njohur si Aleksandria.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur brenda një berberhaneje, ku një përplaje verbale mes kursantit dhe një klienti ka degraduar në përdorimin e thikës.
Zona u rrethua nga forcat e rendit dhe po merren dëshmi nga personat që ndodheshin aty pranë në momentin e ngjarjes. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia mbi shkaqet dhe dinamikën e plotë të sherrit.