Lajm i mirë! Pas publikimit në JOQ, gjendet shëndoshë e mirë Besniku nga Bulqiza

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.07.2025, 19:22

Një lajm i mirë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku është konfirmuar se 51-vjeçari Besnik Murgu nga Bulqiza është gjetur shëndoshë e mirë.

Familjarët e tij kanë njoftuar me shumë mirënjohje se Besniku është gjetur ditën e djeshme pranë terminalit në Kamëz, vetëm disa ditë pas publikimit të lajmit në JOQ.

“Përshëndetje, doja t’ju informoja se personi që kishit nxjerrë në njoftim si i humbur është gjetur falë jush, Besnik Murgu. Është gjetur dje tek terminali në Kamëz,” – shkruan familjari.

51-vjeçari rezultonte i humbur që prej mëngjesit të 23 korrikut. Ai jeton në një fshat të zonës së Gollobordës, në Ostren i Madh të Bulqizës.

Ky është edhe një shembull tjetër që tregon fuqinë e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe medias. Falë shpërndarjes së informacionit, reagimit të menjëhershëm të qytetarëve dhe ndihmës suaj të çmuar, Besniku është rikthyer i sigurt në gjirin e familjes së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit