“Jam vajza e tij, ju kërkoj falje”: Reagon familjarja e burrit të denoncuar për ngacmim në Kamëz

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.07.2025, 19:11

Pas publikimit të videos së një rasti të rëndë ngacmimi në një lokal në Kamëz, ku një burrë u denoncua për sjellje të turpshme ndaj një qytetareje, ka ardhur edhe reagimi i parë nga familja e tij.

Një vajzë, që thotë se është e bija e personit në video, i është drejtuar redaksisë me një mesazh ndjesë publike, ku kërkon falje për gjestet e babait të saj dhe sqaron se ai ndodhej në gjendje të rënduar nga alkooli. Ajo shprehet se familja po kalon një situatë të rënduar psikologjike dhe kërkon mirëkuptim për fshirjen e videos.

Më poshtë, reagimi i plotë i saj:

Përshëndetje! Jam vajza e personit në video. Doja të kërkoja falje si fillim për gjestet e pahijshme të babait tim 😔
Ai ka qenë në gjendje shumë të dehur dhe s’ka qenë i vetëdijshëm për veprimet e bëra. Do ju lutesha shumë ta fshini atë postim pasi jemi në një gjendje tepër të rëndë psikologjike. Uroj të kemi mirëkuptimin tuaj 😔😔

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit