Të gjithë gjobë përveç policit me “Golf 4”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.07.2025, 18:43

Trajtimi me dy standarde nga efektivët e qarkullimit rrugor duket se është një fenomen që nuk do të zhduket në vendin tonë. Shpesh efektivët mbushin me gjoba qytetarët e thjeshtë për parkime të gabuara, por falin kolegët e tyre që lenë te xhami i makinës stemën e policisë.

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të tillë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit, ku efektivët e rrugores kanë gjobitur të gjithë makinat e parkuara keq, përveç kolegut të tyre me “Golf 4”.

Pershendetje si jeni? Mund ta postoni ju lutem, te gjith makinat tona me gjobe pervec ktit bosit,” shkruan qytetari.

Nuk dihet nëse polici që ka vendosur gjobat është shoferi i “Golfit”, i cili pasi ka parkuar vetë keq, ka filluar të gjobisë qytetarët për t'i ndërgjegjësuar, por ka harruar veten e tij që duhet ta gjobiste të parin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit