Dominotë “mollë sherri” mes të moshuarve në Durrës, një i plagosur me thikë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.07.2025, 15:53

Një lojë dominoje mes dy të moshuarve në qendër të Durrësit është kthyer në një përleshje të dhunshme, e cila ka përfunduar me përdorimin e një thike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në sheshin “Pranvera”, ku pas një konflikti verbal, njëri prej të moshuarve ka goditur me thikë bashkëlojtarin e tij, duke e plagosur.

Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur patrullat e policisë dhe një autoambulancë që ka transportuar të plagosurin drejt spitalit të Durrësit.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar të sulmit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Aktualisht, ai po merret në pyetje lidhur me motivin e konfliktit dhe dinamikën e përleshjes, ndërsa gjendja shëndetësore e të plagosurit raportohet të jetë nën kontroll.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit