Deklarata kontradiktore dhe pretendime për marrëdhënie intime kanë shoqëruar seancën gjyqësore ndaj Emalinda dhe Valbona Ramës, të dyshuara për vrasjen e Anesti Ramës, më 23 korrik në Frashër të Fierit. Gjatë gjykimit, Emalinda mohoi çdo përfshirje në krim dhe deklaroi se e gjetën viktimën të vdekur, ndërsa avokati i saj theksoi se ajo ka shfaqur sjellje të paqëndrueshme dhe shpesh ndryshon versionet e saj.
Në fokus të hetimeve kanë qenë edhe raportet e mundshme mes Emalindës dhe të pandehurit tjetër, Çlirim Dogani. Sipas avokatit, 26-vjeçarja ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Doganin një vit më parë, por më pas e ka mohuar. Ai theksoi se ajo ka pasur disa fejesa dhe ka tendencë të mohojë deklaratat e saj të mëparshme, gjë që ka nxitur dyshime mbi stabilitetin e saj psikologjik.
Dogani nga ana tjetër ka mohuar çdo lidhje intime, duke thënë se i ka njohur vetëm si pasagjere në autobus gjatë linjës Arapaj-Fier.
Avokati:
Emalinda është e çekuilibruar dhe i mohon qëndrimet e saj disa herë. Ajo ka pasur disa fejesa. Pretendimi i saj është se ka kryer marrëdhënie me atë shtetas 1 vit përpara, ky është pretendimi i fundit. Dogani tha se nuk kam pasur lloj informacioni, i kam njohur thjesht si qytetare në autobus kur bëja linjën Arapaj-Fier. Kërkova shtrimin e tyre në spital psikiatrik duke parë çekuilibrin e tyre gjatë këtyre 5 ditëve, duke ndryshuar disa herë version.