Aksidentohen rëndë dy të rinj në Nikël, qëndruan 30 minuta të bllokuar në makinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.07.2025, 15:12

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Nikël, Fushë-Krujë.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë pasi automjeti në të cilin po udhëtonin është përplasur me një makinë tjetër.

Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, por banorët e zonës dhe shoferët e rastit kanë qenë ata që u kanë dhënë ndihmën e parë dy të rinjve që kanë mbetur të bllokuar në makinë për më shumë se 30 minuta.

Për momentin ende nuk dihet gjendja e të plagosurve dhe as rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit