Ende asnjë gjurmë nga turisti Portugez i zhdukur në pranë lagunës së Butrintit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.07.2025, 14:46

Policia e Sarandës po vijon kërkimet për gjetjen e një turisti portugez 57-vjeçar, Antonio Manuel Antunes Gonçalves, i cili u zhduk pasditen e djeshme në zonën pranë lagunës së Butrintit, në vendin e njohur si “Buka e Vivarit”. Gonçalves ishte duke qëndruar për drekë me miqtë e tij kur, rreth orës 18:00, hyri në det për t’u larë dhe nuk u rikthye më.

Që prej mëngjesit të sotëm, Policia Kufitare ka angazhuar një mjet lundrues për të kontrolluar zonën detare, ndërsa forcat e Komisariatit të Policisë Sarandë po kërkojnë edhe nga toka. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të 57-vjeçarit, i cili nuk është parë më nga asnjë dëshmitar pas hyrjes në det.

Ndërkohë, është ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet po i trajtojnë me prioritet çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij. Gonçalves kishte ardhur në Sarandë për pushime me disa miq dhe zhdukja e tij ka ngritur shqetësim të madh në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit