Vrau 52-vjeçaren dhe e dogji brenda shtëpisë, i riu i buzëqeshur: Çne unë mo!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.07.2025, 14:29

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 1 të Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj të përfshirë nga flakët.

Fillimisht u raportua se Kozeta Teço kishte ndërruar jetë nga asfiksia, por hetimet e mëvonshme zbuluan shenja dhune në trupin e saj, duke ngritur dyshimet për një vrasje të qëllimshme.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, dyshohet se autori 37-vjeçar, Ilirjan Selmani, fillimisht e ka vrarë gruan dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës me qëllim fshehjen e gjurmëve dhe paraqitjen e ngjarjes si aksidentale. Pamjet nga kamerat e sigurisë të vendosura pranë pallatit kanë ndihmuar në identifikimin e një të dyshuari, i cili u pa duke hedhur disa peceta dhe peshqirë me gjak në koshin e mbeturinave pranë vendngjarjes.

Selmani është shoqëruar nga policia dhe aktualisht po merret në pyetje. Gjatë shoqërimit, duke buzëqeshur ai ka mohuar përfshirjen në krim duke thënë:

“Çfarë vrasje? Ç’ne unë? Nuk e kam vrarë. S’më intereson. Nuk jam unë vrasësi.”

Megjithatë, burime nga hetimi bëjnë me dije se Selmani dyshohet të ketë pasur një lidhje intime me viktimën.

Kozeta Teço jetonte e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike. Sipas dëshmive të fqinjëve, një natë para ngjarjes, në banesë ka qëndruar edhe motra e saj, e cila më pas është larguar drejt Tiranës.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe hetimet për zbardhjen e plotë të saj vijojnë intensivisht nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit