Selmani vrau 52-vjeçaren në Pogradec dhe e dogji në banesë, kishin lidhje intime

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.07.2025, 14:04

Ilirjan Selmani është arrestuar si autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj të përfshirë nga zjarri në Pogradec. Fillimisht dyshohej se viktima kishte ndërruar jetë nga asfiksia nga tymi, por ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi praninë e shenjave të dhunës në trupin e saj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 në lagjen nr. 1 të qytetit, ku Kozeta jetonte e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike. Pas dhunës për vdekje, besohet se banesës i është vënë zjarr për të fshehur provat. Autori i dyshuar u shfaq i qetë dhe me buzëqeshje para kamerave, ndërsa mohoi të kishte kryer vrasjen duke thënë: “Nuk jam unë vrasë, jo”.

Dyshimet janë se mes saj dhe autorit ka pasur një lidhje intime, por nuk dihen motivet që e kanë çuar drejt vrasjes. Kozeta Teço jetonte e vetme në banesë dhe në kushte të vështira ekonomike. Pasi është dhunuar për vdekje, dyshohet se i kanë vënë zjarrin banesës së saj për të humbur gjurmët. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të Pogradecit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit