Jemi në mesin e verës dhe mungesa e ujit është kthyer në një problem serioz për shumë banorë të Tiranës, por jo vetëm.
Në rrugën “Zydi Herri”, pranë zonës së njohur si “te 3-shi”, në Tiranë, banorët po përballen me një situatë tepër shqetësuese pasi prej gati 10 ditësh, furnizimi me ujë të pijshëm është thuajse inekzistent.
Uji, sipas tyre, vjen vetëm për rreth një orë në ditë ose ndonjëherë s'vjen fare prandaj detyrohen të blejnë bota me ujë për të mbushur depozitat. Ata thonë se është e turpshme që në vitin 2025 të mos kenë ujë as për nevojat bazike.
Banorët i bëjnë thirrje autoriteteve për ndërhyrje urgjente dhe rikthim të furnizimit normal me ujë pasi faturat i paguajnë rregullisht çdo muaj edhe pse çmimi sa vjen e rritet.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ! Te lutem mund te nxjerresh 1 lajmerim. Kemi pothuajse 10 dite sot pa uje. Uji pothuajse vjen svjen 1 ore ne dite po cmendemi cdo dite duke paguar bota uji 700 lekshe per te mbushur depoziten. Ju lutem postojeni se vetem thirrja juaj mund te na ndihmoje. Tirane Rruga zydi herri tek 3-shi pa vajtur ne institut. Ja prova lavamani hapur ska uje. Lamavani tjeter 10 sekonda ska me. Ja boti ujit sapo e porositem Te lutem postojeni se gjithe lagja pa uje prej ditesh kjo nuk eshte e drejte 2025 mos tkemi uje minimumi eshte turp


