Gafat trashanike në PR të MB dhe FA kanë ndezur rrjetin dhe s'ka bot uji që i fik, e për fat të keq përdhosin kështu edhe përpjekjet e atyre zjarrfikës trima që luftojnë çdo ditë me flakët për shuarjen e tyre, e këta heronj të vërtetë që rrezikojnë jetën në terren nuk kanë kohë për të shkrepur foto të bukura në Facebook që t'i përdorë Pirro Vengu e për t'i mbushur mendjen popullit që po punojnë.
UNIFORMA XIXË, FYTYRA BLOZË...
Një postim në Facebook i Forcave të Armatosura ka ndezur rrjetin me komente nga qytetarët pas pretendimit se po luftohet për fikjen e zjarreve...
Ministria e Mbrojtjes ka postuar foton e një zjarrfikësi ku shfaqet me uniformë të kuqe të pastër xixë por me fytyrën të bërë blozë ku duket qartazi shenja e pëllëmbës së dorës dhe 5 gishtave...
Publikut nuk i ka shpëtuar detaji. “Hiqeni këtë foto se është turp kush e shikon. Veshja e pastër si drita dhe surrati sikur ka fikur zjarr me turi,” komenton një qytetar i revoltuar.
Një tjetër shtoi: “Komandantët i thonë: bëje surratin pis, lëri rrobat e pastra se kështu del heroik në foto.”
“Ja kanë futur me shpullë në një faqe,” "Ia keni futur me shuplakë apo keni pasur grimier me vete?”