Pas denoncimit në JOQ, procedohet kuksiani që keqtrajtoi qenin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.07.2025, 12:27

Pas publikimit të videos nga JOQ Albania, ku shfaqej një qen i lidhur me zinxhir në karrocerinë e një automjeti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës reaguan menjëherë duke identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit. Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit K.M., 44 vjeç, nga fshati Çajë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Një ditë më parë, JOQ Albania publikoi videon shqetësuese ku një qen i lidhur me zinxhir në karrocerinë e një automjeti në Kukës vuante nën diellin e nxehtë, duke nxitur reagime të shumta dhe thirrje për drejtësi. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në Kukës, rreth orës 13:00, kur temperaturat ishin tejet të larta.

Në pamjet filmike, shihej një qen i lidhur me zinxhir në karrocerinë e një automjeti tip Volkswagen, i cili shfaqej duke vuajtur vuan nën diellin përvëlues. Pamjet janë tejet shqetësuese dhe ngjallin zemërim për mënyrën se si disa persona trajtojnë qeniet e pambrojtura.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ Albania”, ku shfaqet një qen i lidhur me zinxhir në karrocerinë e një automjeti, bëjmë me dije se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë kryer veprimet për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 44 vjeç, banues në fshatin Çajë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit