Aksident në aksin Milot-Rrëshen, plagoset rëndë një person

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.07.2025, 11:54

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në segmentin Milot-Rrëshen, ku janë përfshirë dy automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Laçit për ndihmë mjekësore.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit ende nuk është bërë e ditur, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e ngjarjes. Autoritetet po punojnë për të siguruar informacion dhe për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit