Detaje të reja janë zbardhur nga zjarri i rënë në një banesë në lagjen 1 të Pogradecit ku për pasojë humbi jetën 52-vjeçarja Kozeta Teço.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar praninë e shenjave të dhunës, një e çarë në fyt dhe një plagë në krah.
Ka dyshime se 52-vjeçarja, e cila jetonte e vetme, mund të jetë vrarë për motive pronësie, por ende nuk dihet se kush mund të jetë autori.
Në vendngjarje janë sekuestruar kamerat e sigurisë të dy objekteve pranë pallatit, ndërsa disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje në komisariatin e policisë së Pogradecit.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.