Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë viktima është mashkull kosovar dhe është gjetur i vdekur në rrethana që ende nuk janë sqaruar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë ekipin hetimor dhe forenzik, si dhe ekipi mjekësor emergjent.
HETIM I VDEKJES
Prizren 27.07.2025-13:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe ekipi mjekësor ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.