Fahri Ademi kthehet në Kosovë pas trajtimit në Turqi, ende i palëvizshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.07.2025, 09:50

Përgjatë muajit maj, Fahri Ademi, u plagos rëndë nga një grabitje e armatosur në Veternik, afër qendrës tregtare “Albi Mall”, në Prishtinë.

Pas trajtimit që mori për disa javë në Turqi, Ademi është kthyer në Kosovë.

Tre plumbat që u shkrepën në drejtim të tij, nga serbi Millosh Vukojeviq, bënë që 42-vjeçari nga Vushtrria të mos jetë më në gjendje të lëvizë.

Ademit, përgjatë trajtimit në Turqi i ishte premtuar mbështetja financiare nga Ministria e Shëndetësisë, kjo pasi kosto ishte tejet e lartë.

IndeksOnline mëson se Fahriu ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, kjo pasi po bëhen muaj që nuk po mundet t’i kthehet normalitetit.

Ndërkohë që, muajin e ardhshëm pritet të udhëtojë përsëri për në Turqi, për të vazhduar kontrollet dhe seancat e tjera fizoterapeute.

Ndryshe të hënën e 17 marsit, cak i kësaj grabitjeje ishte automjeti i një kompanie të sigurimit, i cili bartte para.

Nga shkëmbimi i zjarrit plagë të rënda mori 42-vjeçari, Fahri Ademi, si edhe Millosh Vukojeviq i cili ishte pjesë e grupit të grabitësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit