E ardhmja politike e Lladrovcit nuk duket e zymtë- I vjen oferta për ta udhëhequr partinë e Kikës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.07.2025, 09:46

Kreshnik Husaj, i njohur me nofkën “Kika”, ia ka bërë një ofertë “bujare” Ramiz Lladrovcit. E ka ftuar t’ia udhëheqë partinë e tij, Partinë Demokratike të Unitetit.

“Kika” me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se partia e tij vlerëson njerëzit me vlera.

“Partia Demokratike e Unitetit -PDU fton Ramiz Lladrovcin si kryetar kampion I qeverisjes lokale qe edhe zyrtarisht te bahet kryetar I PDU-se. Si Kryetar aktual i PDU-se une Kreshnik Husaj informoj opinionin publik se i kam ofru PDU-ne zotri Lladrovcit si Parti Politike qe te udhehiqet nga ai”, shkruan ai.

“Partia Demokratike e Unitetit eshte parti e regjistruar ne Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ne si parti konform statuesit te kryetarit ftojm z.Ramiz Lladrovcin dhe antarsin e tij qe ti bashkohen forces sone dhe ta udheheqin subjektin tone. PDU-ja dhe antarisia e saj vlerson njerzit me vlera”, përfundon shkrimi i tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit