Gëzuar 7 marsin, ditën e mësuesit!

Shkruar nga: | Publikuar më: 07.03.2017, 09:23

lule Fëmijë që mbajnë në duar buqeta me lule, apo dhurata të ndryshme është pamja karakteristike në çdo shkollë.

Sot shënohet dita e mësuesve shqiptarë, të cilët marrin urimet më të mira nga nxënësit, të cilët marrin dije nga ta çdo ditë.

Më 7 Mars 1887 u hap në Korçë Mësonjëtorja e parë Shqipe, me mësues Pandeli Sotiri.

Kjo ngjarje u konsiderua si një fitore për të gjithë shqiptarët, të cilët e festojnë çdo vit 7 marsin si ditën e atyre që nxjerrin nga bankat shkollore breza të ditur.

Gëzuar të gjithë mësuesve të palodhur që e kryejnë çdo ditë më së miri misionin e tyre!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit