Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një banesë në lagjen nr.1 është përfshirë nga flakët. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka humbur jetën pronarja e banesës, një grua 52-vjeçare me inicialet K.T.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Aktualisht, po punohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Pogradec / Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.
Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.