S’ka fund papërgjegjshmëria! Edhe fikësja e zjarrit e skaduar në Spitalin e Shkodrës!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.07.2025, 00:48

Një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania një situatë të rëndë që ka vënë në rrezik jetën e pacientëve dhe stafit në Spitalin e Shkodrës. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, një fikëse zjarri (mjet emergjence për shuarjen e zjarrit) ndodhet e varur në mur, ndërkohë që data e skadencës së saj është shënuar viti 2024, çka do të thotë se ka kaluar të paktën 7 muaj që nuk është i vlefshëm për përdorim.

Kjo pajisje, që duhet të jetë funksionale në çdo ambient publik, veçanërisht në spitale ku ka risk të lartë, është lënë në harresë të plotë nga drejtuesit e këtij institucioni shëndetësor.

Denoncimi i qytetarit është edhe më i rëndë, pasi përveç fikses së skaduar, ai përshkruan një situatë të përgjithshme kaotike dhe të papranueshme në këtë spital:

“Jo më larg se sot isha me vëllain për të marrë një shërbim aty dhe na është dashur të presim deri në orën 10:00 që të vijë dikush për të bërë një eko ose grafi. Një pjesë e stafit që punon gjatë fundjavës, e merr shërbimin shumë vonë. Ky spital është bërë për faqe të zezë! Asgjë nuk funksionon siç duhet të jetë!”

Kujtojmë se fikëset e zjarrit janë pajisje të detyrueshme dhe jetike për sigurinë e çdo institucioni. Mbajtja e një fikëseje të skaduar jo vetëm që përbën shkelje ligjore, por mund të sjellë pasoja tragjike në rast zjarri.

JOQ Albania i bën thirrje menjëherë drejtuesve të Spitalit të Shkodrës dhe Ministrisë së Shëndetësisë: a duhet të ndodhë një tragjedi që të reagoni?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit