Dyshohet se ngacmoi seksualisht të bijën 14-vjeçare, arrestohet burri nga Lezha

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.07.2025, 20:51

Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 14-vjeçare.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në banesë ku familja jetonte, në lagjen “Gurra” të qytetit, ndërsa shtetasi B. B. u vu në pranga nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit