Një qytetare ka denoncuar një tjetër rast ngacmimi në ambiente publike, kësaj here në një lokal në Kamëz.
Sipas saj, një burrë që ishte ulur përballë e ka ngulitur shikimin drejt saj për rreth 40 minuta pa ndërprerje, duke bërë gjeste të turpshme e shqetësuese. Ajo shprehet se burri prekte organet gjenitale dhe i luante syrin në mënyrë provokuese.
E revoltuar, ajo i është drejtuar redaksisë me këtë mesazh shoqëruar me video:
“Ja manjaku tjetër. I frikshëm, ka 40 minuta që nuk më heq sytë për asnjë sekondë. Më bën me sy dhe fërkon organet gjenitale. Ka ndodhur në Kamëz. Qenka psikopat. Zot na ruaj!”
Videoja që ka dërguar e konfirmon shqetësimin: burri shihet duke që i ka ngulitur sytë drejt saj, ndërsa bën gjeste dhe mimika me duar.
Ky rast vjen pak pas një tjetër ngacmimi të publikuar nga JOQ Albania në plazhin e Velipojës, ku një burrë u denoncua për gjeste të neveritshme ndaj një vajze të re. Po ashtu, një tjetër vajzë nga Durrësi raportoi ditën e sotme një ngacmim pranë stacionit të trenit, ku një burrë i moshuar kishte kryer gjeste të pahijshme ndërsa ajo priste familjarin e saj.
Fenomeni po përhapet me ritme shqetësuese, sidomos në hapësira publike si lokale, stacione dhe plazhe, ku vajzat shpesh përballen me ngacmime nga burra të panjohur. Këto raste kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet dhe një reagim të fortë të shoqërisë kundër kësaj sjelljeje të neveritshme.