Një turiste nga Çekia ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme në plazhin e Qerretit, në Kavajë.
Raportohet se 42-vjeçarja K.K., është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në plazhin e Qerretit, Kavajë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.