Një i ri nga Maqedonia e Veriut, i cili po kalonte pushimet në Sarandë, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në banesën ku po qëndronte në lagjen 1 të qytetetit bregdetar.
Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për 20-vjeçarin me iniciale O.J., i cili dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Sipas të njëjtave burime, në trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.07.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, në banesën ku qëndronte gjatë pushimeve, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, shtetasi O. J., 20 vjeç, banues në Maqedoni. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se 20 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.