Pamjet e mëposhtme janë regjistruar në Vlorë, ku shoferi i një automjeti luksoz është filmuar duke kryer manovra të rrezikshme, pasi ka kaluar mbi bordurat e trotuareve për të parakaluar makinat në trafik.
Duket se vapa përvëluese i ka sosur durimin këtij shoferi, i cili, përveçse ka vënë në rrezik jetën e tij, ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e kalimtarëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
Sipas qytetares që ka raportuar ngjarjen, ky drejtues automjeti ka bërë veprime të rrezikshme gjatë gjithë rrugës.
“Në Vlorë, gjithe rruges me manovra te rrezikshme duke rrezikuar jeten e te gjitheve, kembesoreve dhe atyre ne makine. Targen e kishte AA 333 VI,” shkruan qytetaja.