Qytetari: Ardian Isufi fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit, dhe unë jam përballur me fyerjet e tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.07.2025, 16:07

Një qytetar i shqetësuar ka reaguar ashpër pas publikimit të videos së ish-shefit të Qarkullimit në Vlorë, Ardian Isufi, duke e cilësuar atë si “fytyrën e vërtetë të Policisë së Shtetit”. Në një mesazh dërguar redaksisë sonë, qytetari shprehet se Ardian Isufi nuk është një rast i veçuar, por përfaqëson një kulturë të tërë brenda uniformës, të mbrojtur nga vetë sistemi. Sipas denoncuesit, rasti i dhunës ndaj 18-vjeçarit në Vlorë nuk është një akt individual, por një pasojë direkte e neglizhencës dhe mbrojtjes institucionale që i jepet punonjësve me sjellje të papërshtatshme.

Qytetari kujton një përballje personale me Isufin, ku pretendon se është trajtuar me fyerje dhe provokime, duke denoncuar rastin në Drejtorinë e Standardeve Profesionale dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Megjithëse kërkoi nisjen e një hetimi disiplinor, ai thotë se institucionet mbyllën rastin për një periudhë shumë të shkurtër kohe, duke e konsideruar punonjësin të “rregullt” dhe akuzat si “pretendime të kota”. Kjo përforcon, sipas tij, bindjen se qytetarët e thjeshtë nuk gjejnë drejtësi kur përballen me policë problematikë.

“Nuk ishte Ardian Isufi ai që goditi të riun 18-vjeçar, por ishte vetë shteti shqiptar që e lejon një sjellje të tillë”, shkruan ai me revoltë.

Denoncimi:

Pershendetje Joq. Ju shprehë mirnjohje per punen tuaj te palodhur ndaj mbeshtetjes se qytetareve.Arsyeja qe sot po ju drejtohem dhe shkruaj juve eshte video e publikuar e Ish shefit te Qarkullimit Vlore Ardjan Isufi. Nje horr me uniforem policie, fodull dhe i paformuar profesjonalishte edhe pse jane besuar poste drejtuese ne Drejtorin e Policis se Shtetit.Dua tju vendos ne djeni se Ardjan Isufi eshte fytyra e vertet e policis se shtetit Shqipetare.Kte sjellje e mbrone vete shteti dhe e mbeshtet sa here nje qytetar i thjeshte perballet me nje punonjes policie si shembulli ne fjale. Ju do mendoni pse!! Atehere une vete kam pasur nje situate me shtetasin Ardjan Isufi, punonjes policie dhe kam bere ankese ne drejtorine e Standarteve Profesjonale gjithashtu ne Agjensin e Mbikqyrjes Policore per shkeljet qe ky punonjes kishte bere ndaj meje.Dhe menyren e tije te sjelljes,verbale ofenduese dhe provokese ndaj meje. Nuk kisha prova si video apo te tjera por ju drejtova AMP me nje kerkese ku kerkoja te fillonte nje hetim disiplinore per Ardjan Isufin.Pergjigja e tyre ishte favorizuese per Shefin e Qarkullimit.Ne nje afat shume te shkurter kohore vendosen se ai eshte mëse i rregullte me qytetarin dhe qytetari ka pretendime te kohta. Prandaj nese shikojme ne teresi uniformen e policis se shtetit jane me problematike se ata qe sot ndodhen pas hekurave. Thjeshte favorizimi qe u behet nga koleget e tyre i bene te pafajshem.Kur nje qytetar merr inisjativen dhe dergon nje Imail te nderuar ,ne Amp apo kudo tjeter,e dergon sepse diçka i ka ndodhur ,e kundra ligjeshme nga uniformat.Por pergjigjet e Amp apo Drejtoris Vendore apo Drejtoris se Pergjitheshme te Policis se Shtetit jane gjithmone "Pretendimet tuaja nuk qendrojne" . Prandaj ate djalin 18Vjecar sot nuk e ka goditur Ardjan Isufi ,por shteti shqipetare.Sepse para 18 vjecarit i kemi derguar Imaile ,ministrit te atehershem, Amp ,Drejtoris se Standarteve professionale prane Drejtoris se Pergjithshme Te Policis se shtetit por ankesat tona nuk qendrojne dhe tashme pretendon policia per prishje imazhi nga Ardjan Isufi.E di sa raste jane keshtu. Sepse punonjesit sdo kthyer fjala ,do heshtur para tyre. Ata te shoqerojne edhe kot tu teket dhe ti sduhet te reagosh. Jo Jo nuk funksjonon keshtu. Jetesa eshte e perbashket,te drejtat jane te perbashketa nuk mundet qytetari me "buke e polici me gure" prandaj merrni masa qe te vendosen para drejtesis ata punonjes qe nuk jane te afte per detyren qe mbartin.Te Lutem Joq . Postoj Anonim dhe beje lajme ne menyre me te mire qe dini. Falemindert.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit