Mësuesja e kamarierit të dhunuar në Vlorë për JOQ: Roni është model edukate e kulture

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.07.2025, 15:31

Pas incidentit të rëndë të ndodhur në një lokal në Vlorë, ku një 18-vjeçar i identifikuar Ron Bala, u dhunua nga Ardian Isufi, nënkomisar policie për një shishe uji, ka ardhur një reagim prekës nga mësuesja kujdestare e të riut. Ajo ka ndarë publikisht për JOQ vlerësimin e saj për nxënësin, duke hedhur dritë mbi karakterin dhe sjelljen shembullore të tij.

“Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë,” shkruan ajo.

Mësuesja e përshkruan të riun si një djalë të mrekullueshëm, i cili, përveçse shkëlqen në mësime, po punon për të përballuar shpenzimet e maturës. Ajo thekson se ai nuk është vetëm një nxënës i mirë, por një shembull për gjithë rininë.

“Jam mësuesja kujdestare e tij. Shteti të marrë masa pasi kjo është rinia që nuk e gjen veten askund,” përfundon ajo, duke ngritur një apel të fortë për mbrojtjen e të rinjve dhe vlerësimin e tyre nga shoqëria.

Ky reagim vjen në një moment kur shoqëria shqiptare po përballet gjithnjë e më shpesh me raste të papërgjegjshmërisë nga ana e autoriteteve dhe sjell në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit të të rinjve që përpiqen me ndershmëri të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit