Lumi në Korçë mbushet plot me mbetje ushqimore të fast-food-eve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.07.2025, 14:56

Një denoncim shqetësues vjen nga fshati Roshaj, në qarkun e Korçës, ku banorët raportojnë ndotjen e lumit nga mbeturina ushqimore të skaduara.

Sipas tyre, në shtratin e lumit janë hedhur sasi të konsiderueshme mbetjesh që dyshohet të jenë produkte të fast-food-eve, përfshirë mish, qofte dhe artikuj të tjerë ushqimorë të prishur.

Pamjet e siguruara tregojnë qartë kuti kartoni të mbushura me këto ushqime, duke krijuar një situatë të rëndë ndotjeje mjedisore. Ende nuk dihet se kush janë autorët e këtij akti, por banorët shprehen thellësisht të shqetësuar për pasojat që kjo ndotje mund të sjellë për ujin dhe natyrën përreth.

Prshendetje JOQ. Desha te beja një denoncim ne lidhje me hedhjen e mishit te skaduar dhe mbetjet ushqimore te fasfudeve ne lume, duke ndotur ujin dhe mjedisin përreth. Keto jane hedhur ne pyllin e fshatin Roshanj, ne zonen e Korçës,” shkruan denoncuesi.

Kjo situatë kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse, për të identifikuar përgjegjësit e ndotjes dhe për t’i vënë ata përballë ligjit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit