Bëni kujdes te ky pallat, herë pas here shkëputen xhama nga lartësia

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.07.2025, 14:08

Një situatë sheqtësuese dhe që paraqet rrezik për kalimtarët raportohet në afërsi të shkollës Migjeni në qytetin e Durrësit, ku herë pas here shkëputen xhama nga një ndërtesë e lartë që ndodhet në zonë.

Sipas raportimeve të qytetarëve, kjo gjë është kthyer në një fenomen të përsëritur, ku herë pas here nga ndërtesa e qelqtë shkëputen xhama të mëdhenj të cilat bien në rrugë, ku kalojnë fëmijë e të moshuar.

Ngjarja më e fundit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një zhurmë e fuqishme u dëgjua në zonë. Një xham i madh ishte rrëzuar duke rënë poshtë. Në pamje duken edhe ciflat që kanë mbetur nga thyerja e xhamit.

Persh si jeni? Dua te ngre nje shqetësim. Ne Durres perbrinj shkolles Migjeni eshte nje pallat komplet xhamllik (te radesa) aty shyqyr zotit nuk eshte kthyer ne tragjedi per kalimtaret nxensit e shkolles... se bien xhamat sapo te hapin dritaret a se di sesi..askush spo mer masat

Eshte e disata here. Mbreme naten u degjua nje zhurme e fuqishme sot mora vesh se kan reme xhamat e pallatit...nuk e di sa m² eshte nje xham qe bie. Aty duket sikur ka ngelur nje pjese nga xhami pa rene dhe as shirita skan vane,” shkruan denoncuesja.

I vetmi që paralajmëron qytetarët për rrezikun që u kanoset është një shitës bananesh, i cili u kërkon që të mos kalojnë poshtë pallatit.

Burri qe shet banane aty afer orjenton kalimtaret qe mos te kalojn posht pallatit. Eshte e disata here qe ndodh dhe nuk mer masat njeri. Zevendesojn xhamin dhe presin te bien dhe te tjerë,” shton denoncuesja.

Kjo situatë kërkon reagim institucional për të rrethuar zonën dhe për t’u siguruar nëse ndërtesa i plotëson parametrat e sigurisë. Nëse nuk merren masa, nuk do të jetë e largët dita kur xhamat që shkëputen nga lartësia të lëndojnë kalimtarë të pafajshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit