Ashensori te ‘Pallatet e Verdha’ nuk punon prej një jave! Banori: Nëna ra pa ndjenja, administratorja tallet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.07.2025, 12:30

Një banor i 'Pallateve të Verdha' në Tiranë, pranë kthesës së Kamzës, ka denoncuar për JOQ Albania një problem të rëndë që po zvarritet prej më shumë se një jave, ashensori i pallatit është jashtë funksioni, ndërkohë që sipas administratores, është “prishur paketa e derës”. Banorët pretendojnë se i kanë dorëzuar pagesën prej 3,000 lekësh administratores, por ashensori vijon të mos funksionojë.

Situata është bërë e papërballueshme për banorët e kateve të sipërme, aq sa nëna e denoncuesit ra pa ndjenja duke zbritur shkallët nga kati i 8-të. Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është reagimi i administratores së pallatit, e cila, në vend që të ofrojë zgjidhje apo përgjigje konkrete, ka reaguar me indiferencë.

Administratorja nuk jep asnjë përgjigje të qëndrueshme, herë thotë se pjesa e prishur nuk është gjetur ende, herë pretendon se nuk janë mbledhur të gjitha lekët.

“Pershendetje JOQ Albania Doja te beja nje denoncim per ashensorin afer ktheses kamzes tek pallatet e verdha ka 1 jave qe nuk na punon ashensori sepse eshte prish paketa e deres sic ne na kan then, por kemi bere dhe pagesen dhe akoma Nuk eshte rregulluare. Sot nena ime ka ren pa ndjenja ne shkall sepse jam ne katin e 8 dhe kur i tregoj ndodhin administratore pallatit me tha vetem Nuk di ca të them zoti te ta rruaj nenen, jemi ne hall te madhe se nuk dim ku te drejtohemi. Leket e ashensorit ja dhamë administratores. Na kerkoj nga 3000 mij lek per cdo familje. Administratorja njehere thot Nuk e kemi gjet akoma pjesen njehere thot qe nuk jane mbledh leket por kete e vuajm ne qe jemi ne katin 8-9-10. Me me shumë se 1 jave eshte ashensori kështu”, denoncon banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit