Kodi i ri penal favorizon zhurmuesit, ulet dënimi për prishjen e qetësisë publike

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.07.2025, 11:57

Me Kodin e ri Penal, duket se prishja e qetësisë publike po trajtohet më shumë si një bezdi sesa si vepër penale. Dënimi maksimal zbret nga 2 vite burg në vetëm 3 muaj, ose më thjesht, një gjobë dhe je i lirë të vazhdosh të acarosh me zhurmë personat që duan qetësi dhe që nuk ta kanë për borxh të stresohen. Në vend që të ketë masa më serioze për zhurmat që shqetësojnë qytetarët natë e ditë, ligji i ri duket sikur po i fton njerëzit të bëjnë pak më shumë zhurmë... me përkujdesje ligjore.

Ndërkohë nëse je organizator koncertesh, festash apo eventesh me tupan dhe e ke një leje zyrtare në xhep, ke bonus të veçantë në Kod, nëse tejkalon kushtet, dënimi yt rritet jo me një të tretën, por me një të dytën. Si duket shteti është më i shqetësuar kur ti je me leje dhe prish rregullat, sesa kur je pa leje dhe bën ç’të duash. Në përkthim praktik: bëj zhurmë, paguaj gjobën dhe rikthehu me më shumë volum, ligji është me ty, me kusht që të kesh letrën e duhur në dorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit