Qytetarët në Tiranë po përballen me një krizë të thellë të qirave, ku edhe shtëpitë më të lira kushtojnë mbi 500 euro në muaj, pavarësisht kushteve minimale që ofrojnë. Shumë prej tyre janë në gjendje të mjerueshme, pa ngrohje, pa izolim dhe shpesh pa kushte bazë jetese, duke bërë që banorët të ndihen të zhgënjyer e të pafuqishëm përballë një tregu që nuk njeh kontroll apo standard.
Rrogat mesatare në vend variojnë rreth 350 euro, çka e bën praktikisht të pamundur për një individ të mbulojë kostot e jetesës, përfshirë qiranë. Agjencitë imobiliare shtojnë edhe më shumë presion financiar duke kërkuar pagesa të menjëhershme të 2-3 muajve si paradhënie dhe shpesh tarifë prej 1.000 lekësh vetëm për të parë një apartament.
Situata është bërë e pashëndetshme për qytetarët, të cilët ndihen të abuzuar dhe të braktisur nga institucionet që duhet të mbikëqyrin këtë treg.
Denoncimi:
Pershendetje joq! Doja te ndaja me ju nje problem shum te madh keto kohe me shtepite ne Tirane,ku nuk besoj jam e vetmja qe po ankohem per cmimet e shtepive. Shpia me e ulet 500 qe eshte te jetosh si ne epoken e gurit… Po abuzojne shum me rrogat ku minimalja 350 eshte. Edhe agjensite jane duke abuzuar shume me popullin duke kerkuar 1.000 lek per te hyre ne shtepi te kerkojne 2-3 paradhenie pernjehere!
