Rastet e djemve që përfitojnë nga shoqëria me vajza sa vijnë e shtohen e bashkë me to edhe mashtrimet e tyre.
Së fundmi një vajzë i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar Blendin, një djalë nga Kosova me të cilin fliste prej shumë kohësh dhe e konsideronte mik.
Vajza ka treguar se në maj të vitit të kaluar Blendi ka vizituar Tiranën por duke e mashtruar se ka humbur portofolin i ka kërkuar asaj t’i presë një biletë kthimi për në Gjermani, aty ku ai jeton dhe punon.
Në mirëbesim, vajza i ka prerë biletën me vlerë 198€ me destinacion Berlinin duke i besuar fjalëve të Blendit dhe premtimit se ai do ia kthente sapo të mbërrinte në Gjermani.
Por edhe pasi mbërriti në Gjermani, Blendi nuk ia dërgoi lekët vajzës, madje u zhduk nga rrjetet sociale për muaj të tërë pa i dhënë asnjë shpjegim vajzës.
Prej më shumë se një viti, ajo i shkruan rregullisht Blendit për paratë e saj, por asnjë përgjigje prej tij.
Vajza u bën thirrje bashkëmoshatareve të saj që të kenë kujdes nga tipa si Blendi që duke shfrytëzuar besimin dhe shoqërinë i mashtrojnë për qëllime përfitimi.
Mesazhi i vajzes:
“Pershendetje Joq, duke marr shkas nha denoncimet e vajzave per djemt mashtrusa dua te tregoi edhe une rastin tim per nje djale te quajtue Blendi nga Kosova. Vitin e kaluar ai erdhi ne Tirane dhe papritur kur do kthehej tha se i kishte humbur portofoli. Duke shfrytezuar shoqerin dhe besimin te une me kerkoi tia preja bileten per ne Gjermani aty ku punon dhe jeton. Pa hezituar duke e besu ia kam pre bileten dhe kam prit qe sa te mberrije do me dergoje lekt. Por kjo s ndodhu kurr pasi vec me ka mashtru, s me hap mesazher, me shmang ne cdo menyre. I kam shkrujt disa here qe te pakten ne shenje resepkti te pergjigjet dhe ktheje leket e biletes”

