Situata me zjarret në jug të vendit është përkeqësuar ndjeshëm, veçanërisht në Borsh, ku flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.
Zjarri i është afruar zonës së plazhit dhe ka përfshirë kodrat përreth, duke rrezikuar banesa dhe struktura akomoduese.
Rruga kryesore Himarë–Sarandë, që kalon pranë Borshit, është bërë momentalisht e pakalueshme për shkak të flakëve, duke vështirësuar evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Sipas dëshmive nga terreni, në vendngjarje ndodhen vetem pak ekipe zjarrfikese ndërsa përmasat e zjarrit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri dhe forca shtesë.
Banorët dhe turistët janë detyruar të braktisin shtëpitë dhe hotelet në mënyrë të menjëhershme, ndërsa era e fortë po e përhap zjarrin në drejtim të zonave të banuara.