Një tjetër vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit, këtë herë në zonën e Shpiragut, në fshatin Paftal.
Banorët kanë kërkuar ndihmë urgjente, pasi flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave.
Aktualisht në terren ndodhen forca zjarrfikëse dhe banorë të zonës që po ndihmojnë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.