Pamje alarmante nga Borshi! Zjarri jashtë kontrollit, i afrohet rrugës nacionale dhe banesave: Asnjë ndërhyrje nga shteti!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.07.2025, 20:38

Dhjetëra qytetarë kanë kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një situatë tejet shqetësuese që po zhvillohet në Borsh, ku zjarri masiv që vijon prej më shumë se 48 orësh, ka marrë përmasa alarmante. Pamjet e dërguara tregojnë qartë flakë të fuqishme dhe re të dendura tymi që po përhapen drejt zonave të banuara.

Sipas qytetarëve, pavarësisht përmasave të mëdha të zjarrit, deri më tani nuk është parë asnjë helikopter apo mjet ajror për të ndërhyrë në fikjen e flakëve. Ata shprehen se shteti nuk po merr asnjë masë, ndërkohë që situata po përkeqësohet nga çasti në çast.

Pushuesit dhe turistët e shumtë që ndodhen në këtë zonë janë të alarmuar, ndërsa zjarri po i afrohet rrugës nacionale dhe disa banesave. Frika për përhapjen e mëtejshme të flakëve është e madhe dhe banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shmangur një tragjedi të mundshme.

JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve të reagojnë menjëherë, për të vënë nën kontroll situatën dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve, pronat dhe natyrën e zonës turistike të Borshit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit