I lidhur në karrocerinë e makinës, qeni vuan nën temperaturat përvëluese

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.07.2025, 20:30

Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë të keqtrajtimit të kafshëve përmes një videoje që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Kukës, rreth orës 13:00, kur temperaturat ishin tejet të larta.

Në pamjet filmike, shihet një qen i lidhur me zinxhir në karrocerinë e një automjeti tip Volkswagen, i cili shfaqet duke vuajtur vuan nën diellin përvëlues.

Qytetari që e ka filmuar skenën shprehet i indinjuar për këtë trajtim çnjerëzor ndaj kafshës. Pamjet janë tejet shqetësuese dhe ngjallin zemërim për mënyrën se si disa persona trajtojnë qeniet e pambrojtura.

JOQ Albania bën thirrje për ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për të identifikuar dhe ndëshkuar personin përgjegjës, si dhe për të shpëtuar qenin nga kjo gjendje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit