Sherr për hapësirën publike në Tiranë, cili prej tyre ka të drejtë?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.07.2025, 19:20

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video ku shihet një debat mes një qytetareje dhe një burri që ka parkuar një automjet tip Camper përballë dritares së saj.

Ngjarja ka ndodhur në një lagje të Tiranës, në rrugën Mine Peza, ku zonja, nga dritarja e apartamentit në kat të parë, i kërkon zotërisë të largojë mjetin, duke i thënë: “Më pengon pamjen!”.

Nga ana tjetër, zotëria i camperit refuzon ta lëvizë mjetin, duke i thënë se nuk e heq dhe se ajo mund të ulë grilat.

Videoja ka ndezur diskutime: kush ka të drejtë në këtë rast, banorja që kërkon ajër e dritë në shtëpinë e saj, apo drejtuesi i camperit?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit