Plas grushti mes kushërinjve te Spitali i Fierit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.07.2025, 17:50

Një situatë kaotike është regjistruar sot pasdite në ambientet e Spitalit Rajonal të Fierit, ku një përplasje fizike mes kushërinjve ka shkaktuar tension dhe ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.

Ngjarja ndodhi në prani të pacientëve dhe stafit mjekësor, duke krijuar panik. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, konflikti nisi fillimisht me tone të larta dhe më pas degradoi në përleshje fizike.

Policia mbërriti për të neutralizuar situatën. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të sherrit, por mendohet të jetë një debat familjar që ka shpërthyer në mënyrë të papritur.

Në vijim mesazhi i mbërritur nga qytetarët:

"Përshëndetje JOQ, live nga spitali i Fierit, kushërinjtë sherr"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit