Pas një postimi të bërë publik sot, “Cinco Cavalli Group” ka reaguar zyrtarisht duke sqaruar se personi i përmendur në materialin mediatik nuk është më pjesë e këtij ambienti.
Në një komunikim dërguar redaksisë, grupi bën të ditur se ish-pronari nuk ka më asnjë lidhje me pronësinë apo menaxhimin e subjektit, duke theksuar se bashkëpunimi me të ka përfunduar prej kohësh.
“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe për korrektësinë që karakterizon punën tuaj,” thuhet në deklaratën e tyre, ku shtohet gjithashtu se janë të gatshëm të japin çdo informacion të mëtejshëm nëse nevojitet.
Ky reagim vjen si një përpjekje për të sqaruar opinionin publik dhe për të shmangur çdo keqkuptim të mundshëm mbi përfshirjen aktuale të individëve të caktuar në funksionimin e lokalit.
REAGIMI:
"Të nderuar, Shpresojmë që ky mesazh t’ju gjejë mirë. Në lidhje me postimin e publikuar në faqen tuaj dëshirojmë t’ju sjellim në vëmendje një sqarim të rëndësishëm mbi përmbajtjen e artikullit. Personi i përmendur në materialin tuaj nuk është aktualisht i lidhur me ambientin “Cinco Cavalli”, pasi ai nuk është më pjesë e pronësisë apo menaxhimit të këtij subjekti. Ai ka qenë një ish-pronar dhe bashkëpunimi me të ka përfunduar prej një kohe tashmë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe për korrektësinë që karakterizon punën tuaj, dhe mbetemi në dispozicion për çdo informacion plotësues nëse e shihni të nevojshëm. Me respekt, Cinco Cavalli Group"