Përplasen dy makina në Memaliaj/ Humb jetën 10-vjeçari, 3 të plagosur rëndë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.07.2025, 15:55

Një aksident tragjik ka ndodhur para pak minutash në aksin kombëtar Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Në këtë përplasje ka humbur jetën një fëmijë 10-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç, Bashkia Memaliaj, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur në gjendje të rëndë.

Sipas informacionit paraprak, aksidenti ka ndodhur mes një mjeti tip Range Rover me targa shqiptare AB700SF dhe një mjeti tip Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj nga Ukraina. Autoritetet janë nisur menjëherë në vendngjarje për hetimin e shkaqeve dhe zbardhjen e ngjarjes, si dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme për të plagosurit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit