Banorët e Sulovës prej kohësh në errësirë: Po piqemi si pulat, OSHEE nuk merr masa

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.07.2025, 15:24

Prej ditësh, banorët e fshatit Linas dhe gjithë zonës së Sulovës raportojnë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, në temperatura ekstreme mbi 41 gradë. Sipas banorëve, dritat fiken në mes të ditës dhe kur rikthehen, qëndrojnë vetëm për pak minuta. Situata ka bërë që qytetarët të jetojnë në kushte të papranueshme, të pashpresë për një zgjidhje, teksa ndihen të braktisur nga institucionet.

Denoncimi 1

Jo vetem ne fshatin Linas, por ne gjithe zonen e Suloves kemi dite pa drita. Jan fikur ne oren 11:30 dhe sapo vijne, i mbajne 1 ore e 2 minuta dhe pastaj i fikim prap. Nderkohe qe eshte 41 grade, po piqemi si pulat ne hell.

Banorë nga fshatrat Selitë, Mollas, Klos dhe Selvias thonë se po përballen me mungesë totale të energjisë prej tre muajsh. Femijët e vegjël dhe të moshuarit nuk po e përballojnë dot vapën, ndërsa askush nga OSHEE apo autoritetet lokale nuk ka shkuar të verifikojë situatën. Banorët akuzojnë institucionet se po justifikohen me punimet për një rrjet të ri, por asgjë konkrete nuk po ndodh në terren.

Denoncimi 2

Si jeni? Sulova e gjithe pa drita. Fshatrat me radhe, Selite, Mollas, Klos, Selvias. Vdiqem nga vapa! Kemi tre muaj keshtu. Nuk po durojne femijet e vegjel, pleqt. Eshte bere e pamundur. Askush nuk vjen te interesohet. Gjoja po merren me rrjetin e ri. A thua valle punojne 24 ore keta??? Te gjithe ankohen. S'kemi ku te ankohemi, thone te OSHEE. Anonim!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit