U përfshi nga flakët duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, 42-vjeçari niset me urgjencë drejt spitalit të djegieve në QSUT

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.07.2025, 11:31

Një tjetër banor i fshatit Kopaçez, në bashkinë Delvinë, është lënduar gjatë përpjekjeve për të shuar flakët që përfshinë zonën. Apostol Zhupa, 42 vjeç, ka pësuar djegie të shumta në pjesën e gjoksit dhe shpatullave ndërsa ishte pjesë e grupit të banorëve që po mundoheshin të kontrollonin zjarrin.

Pas ndihmës së parë të ofruar në spitalin rajonal të Sarandës, gjendja e tij ka kërkuar transportimin me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, pasi djegiet ishin të rënda.

Ky është i dyti i lënduar nga zjarri në këtë zonë, pasi autoritetet lokale kanë konfirmuar se ditët e fundit, dy persona janë përballur me djegie serioze si pasojë e flakëve që kanë përfshirë fshatrat e Delvinës. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe ka vënë në rrezik jetën e banorëve, duke kërkuar një ndërhyrje të shpejtë nga shërbimet e emergjencës dhe autoritetet lokale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit