Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri Abdyl Xhaja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.07.2025, 10:47

Ish zv.kryeministri Abdyl Xhaja, një figurë e njohur e politikës dhe administratës shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare pas një sëmundje të gjatë dhe të pashërueshme. Xhaja ka luajtur një rol të rëndësishëm në qeverinë e vitit 1992, ku ka mbajtur pozita të ndryshme si Ministri i Energjisë dhe Burimeve Minerale, si dhe deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ai ka kontribuar gjithashtu në disa poste të tjera të rëndësishme, duke u angazhuar si zëvendësministër, zv.kryeministër, dhe ministër në periudha të ndryshme të administratës shqiptare.

Përveç karrierës në politikë, Abdyl Xhaja ka pasur një ndikim të dukshëm edhe në sektorin e industrisë dhe energjisë, duke shërbyer si këshilltar për unionin e investitorëve të huaj dhe Shërbimin Gjeologjik Shqiptar. Aktiviteti i tij në administratë dhe angazhimi i tij në rritjen e sektorit të energjisë dhe burimeve minerale do të mbeten një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tij në historinë e Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit