Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një situatë të turpshme që është regjistruar pranë hyrjes së Kishës së Shën Podhromit në Voskopojë. Në një zonë që duhej të ishte simbol i pastërtisë dhe qetësisë natyrore, plehrat janë grumbulluar pa asnjë kontroll, duke kthyer peizazhin në një pikë të shëmtuar ndotjeje.
Qytetari, i cili thotë se zakonisht mban gjithmonë me vete qese për të mbledhur ndonjë kanace apo bidon gjatë ecjes, shprehet i tronditur nga ajo që ka parë:
“Gjithmonë mbaj 2 qese me vete që të mbledh ndonjë kanace apo bidon rrugës, por kësaj nuk kam çfarë i bëj. Kjo është për të vënë duart në kokë, sidomos këtu ku nuk ka as shtëpi, as njerëz, as restorant. Nuk e kuptoj fare!”
Në një video që ka dërguar, ai shprehet:
“JOQ, shikoje këtu është hyrja e kishës Shën Podhromit në Voskopojë, praktikisht jemi në mes të asgjëkundit dhe kush i ka sjellë këtu dhe këto që nuk i kanë marrë kjo është turp, është për të ardhur keq, uaaa… skandaloze!”
Përtej ndotjes, ky rast ngre edhe një pyetje të madhe: si përfundojnë plehrat në një zonë ku nuk ka as banorë e as lokale? Dhe më e rëndësishmja, ku janë institucionet përgjegjëse për pastrimin e këtyre hapësirave publike, sidomos kur bëhet fjalë për vende me vlerë historike e turistike?