Mbytja me tel e babait fierak nga e bija! Veç nënës, 26-vjeçaren e ndihmoi dhe një 55-vjeçar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.07.2025, 10:00

Këtë mëngjes është vënë në pranga shtetasi Çlirim Dogani. Ermalinda Rama është vajza që mbyti babain e saj me tel sepse nuk e linte të vishej në mënyrë ekstravagante. Dogani 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj të Roskovecit ka ndihmuar Ermalinda Ramën dhe Valbona Ramën, nënë e bijë për të vrarë Anesti Ramën, kryefamiljarin e familjes në fjalë.

Çlirim Dogani ka bashkëpunuar me shtetasen Ermalinda Rama 26 vjeçe në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit, mbytje me tel, si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Dëshmitë e të afërmve, fqinjëve dhe kryeplakut të fshatit Frashër të Fierit, nxjerrin një tjetër anë të vrasjes makabre të babait nga vajza dhe fshehjes së krimit nga nëna.

Kunata dhe fqinji i viktimës thonë se 56-vjeçari Anesti Rama nuk ishte fanatik, por se vajza dhe gruaja e dhunonin, e linin në dhomë më vete, pa ngrenë dhe i merrnin rrogën. Vajza e dytë e viktimës së Fierit, e cila jeton në Itali dhe larg familjes, ka treguar se motra dhe mamaja i thanë që babai ishte rrëzuar në banjo.

Njoftimi i policisë:

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit