Hero i Delvinës, kryekomisari Agim Troci plagoset duke shpëtuar banorët nga zjarri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.07.2025, 09:40

Kryekomisari i Policisë së Delvinës, Agim Troci, është plagosur rëndë gjatë një aksioni heroik për shuarjen e zjarrit në fshatin Kalasë. Në një moment dramatik, ndërsa zjarrëfikëset punonin për të kontrolluar flakët që po përfshinin një banesë, Troci nuk hezitoi të hyjë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri për të shpëtuar njerëzit brenda. Ai, së bashku me kolegun e tij, arriti të nxirrte jashtë një fëmijë dhe gjyshen e tij, duke i mbajtur ata në kurriz, dhe më pas u fut sërish për të kërkuar të tjerë të mbetur brenda.

Përpjekjet heroike të Kryekomisarit Troci u bënë të mundura në një moment kritike, por fatkeqësisht, ai u rrethua nga flakët dhe mori disa plagë të rënda. Pavarësisht gjendjes së tij, ai vazhdoi të kërkonte persona të tjerë brenda shtëpisë, edhe pse ishte duke u asfiksuar nga tymi dhe kishte pësuar djegie në trup. Dëshmitarët e ngjarjes flasin për një akt të pashembullt guximi dhe devotshmërie nga Troci, i cili nuk mendoi për rrezikun personal për të shpëtuar jetët e pafajshme.

Pas aksionit, Agim Troci u transportua me helikopter në Tiranë, ku po trajtohet për plagë të shumta në pavionin e djegieve në QSUT. Edhe pse ndodhet në gjendje të rëndë, ai nuk ka preferuar të flasë për ngjarjen, duke i lënë të tjerët të flasin për heroizmin e tij. Dibrani nga fisi Troci i Reçit, është një shembull frymëzues i dedikimit dhe guximit për të mbrojtur jetët e njerëzve në situata ekstremisht të rrezikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit