Një debat i nxehtë ka shpërthyer midis gazetarit britanik Pierce Morgan dhe influencieres së njohur të MAGA, Candace Owens, në një emision televiziv. Morgan u shpreh që 1 në 3 refugjatët që arrijnë në Britaninë e Madhe janë të rinj meshkuj nga Shqipëria.
Morgan e bëri këtë pohim duke e lidhur atë me një valë të madhe refugjatësh që mbërrijnë në Britani, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve janë shqiptarë. Kjo deklaratë ngjalli reagim nga Owens, e cila tha:
"Me të vërtetë? E ka njeri këtë statistikë? A kemi gjë Ambasadë në Londër ne? Nëse kemi Ambasade, di njeri me çfarë merren? Se të paktën një letër apo një dalje publike do ta kishin bërë dhe të kërkonin zyrtarisht se nga i ka këto shifra Morgan? Nëse kjo është e vërtetë, si ka mundësi që vendi që rekomandohet nga të gjitha gazetat e mëdha si mrekullia e turizmit, Maldivet e Europës, nuk mban dot rininë e saj në vend?"
Minuta e 20-të kur Morgan flet për emigrantët shqiptarë dhe vijon debati