Plazhi i Qerretit i mbuluar nga algat prej dy javësh, kërkohet ndërhyrje nga bashkia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.07.2025, 08:32

Prej më shumë se dy javësh, plazhi i Qerretit në zonën “Laguna Blu”, bashkia Kavajë, ndodhet në një gjendje alarmante për shkak të grumbullimit të madh të algave dhe mbetjeve bregdetare. Situata jo vetëm që po dëmton rëndë peizazhin dhe përvojën e pushuesve, por gjithashtu përbën një rrezik për shëndetin publik dhe ndikon negativisht në turizmin lokal, veçanërisht në kulmin e sezonit veror.

Një prej pushuesve ka dërguar videon në redaksi, teksa i bën thirrje Bashkisë së Kavajës dhe Ministrisë së Turizmit që të marrin masa të menjëhershme për pastrimin e bregdetit dhe rikthimin e kushteve të përshtatshme për pushuesit. Plazhi është një pasuri natyrore që nuk mund të neglizhohet, ndaj ndërhyrja e shpejtë është e domosdoshme për të ruajtur imazhin dhe funksionin turistik të zonës.

"Pershendetje! Ndodhemi ne plazhin e Qerretit, bashkia Kavaje “Laguna Blu”. Kjo situate eshte prej 2 javesh. Ju lutem te nderhyhet nga Pushteti vendor, Ministria e turizmit. Faleminderit nese e pubikoni!"- shkruan pushuesja për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit